Maqedoni
Hahn: Gabimi i madh strategjik i BE-së duhet rregulluar
28.11.2019 16:01
Eurokomisari i deritanishëm për zgjerim, Johanes Han, e cilësoi gabim të madh strategjik, që duhet të rregullohet...

Eurokomisari i deritanishëm për zgjerim, Johanes Han, e cilësoi gabim të madh strategjik, që duhet të rregullohet, veton franceze që pasoi me vendimin për mos-hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Në një deklaratë për gazetën “Handelsblat”, Hahn, i cili në përbërjen e re të Komisionit Evropian ka postin e komisarit për buxhet dhe administratë, paralajmëron në pasojat negative që mund t’i shkaktojë kundërshtimi i Parisit.
“Dëshira për reforma dhe implementim zvogëlohet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kredibiliteti i BE-së është rrezikuar, plotësisht korruptohen edhe forcat politike pro-europiane në rajon”,- theksoi Han.
Sipas tij, “Kredibiliteti mund të kthehet nëse BE-ja shumë shpejt arrin pozitë të përbashkët për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.
Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë evropiane, kjo është në interes edhe të BE-së.
Hahn paralajmëron se largimi i BE-së nga Ballkani Perëndimor mund të shkaktojë edhe pasoja të sigurisë.
GYLTENE SINANI
