Botë

Protesta në Moskë në mbështetje të Ukrainës

22.09.2014 18:19

Mijëra persona u mblodhën në qendër të Moskës për një manifestim në mbështetje të paqes në Ukrainë...

Mijëra persona u mblodhën në qendër të Moskës për një manifestim në mbështetje të paqes në Ukrainë dhe për të protestuar kundër rolit inkriminues të Kremlinit në luftën që ka goditur lindjen e vendit.

“Një kolonë manifestuesish, ku ishin të pranishëm figura të opozitës dhe disa prej të cilëve mbanin flamuj rus dhe ukrainas, kaluan në rrugët e kryeqytetit me sloganet “Jo luftë në Ukrainë’ dhe “Stop gënjeshtrave të Putinit”.

Bëhet fjalë për protestën e parë masive në Rusi që prej fillimit të konfliktit mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në Donbas, pesë muaj më parë. Manifestimi, i quajtur “Marshim për paqe”, sipas policisë, mblodhi rreth 5 000 persona në qendër të Moskës.

Organizatorët e manifestimit kërkuan që autoritetet ruse të ndërpresin politikën e tyre agresive dhe të papërgjegjshme në Ukrainë, që e shtyn, sipas tyre, Rusinë drejt izolimit dhe trazirave ekonomike.