Marrëveshja për qendrën fotovoltaike, energji e pastër nga termoelektrana “Osllomej”
Termoelektrana në Osllomej do të prodhojë energji të pastër....

Termoelektrana në Osllomej do të prodhojë energji të pastër. Kilovatët e parë të energjisë elektrike pritet në vjeshtën e vitit 2020.
Në qeveri u nënshkrua marrëveshja mes ELEM-it dhe kompanisë turke “Girishim Elektrik”, për ndërtimin e qendrës fotovoltaike, që do të kushtojë 7 milion euro, 1.1 milion euro ndahen nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, kurse 5.9 milion euro janë kredi nga BERZh.
“Operatori ka afat prej 10 muajve të mbarojë instalimin e qendrës fotovoltaike. Kilovatët e parë të energjisë elektrike prej diellit duhet t’i marrim në vjeshtën e vitit 2020.”,- tha drejtori i ELEM-it, Vasko Kovaçevski.
“Nuk duam të mbetemi vetëm këtu, duam ta shikojmë Maqedoninë e Veriut si mundësi për më shumë nisma dhe për më shumë investime”,- u shpreh kryetari i Këshillit të drejtorëve të “Girishim Elektrik”, Muhitin Behiç Harmanli.
“E shndërrojmë në një kapacitet i cili do të prodhojë energji të pastër, energji të ripërtërishme. Kjo është edhe synimi i Qeverisë. Kjo është synimi edhe i Ministrisë së Ekonomisë, që të bëjmë transicion sa i përket prodhimit të energjisë elektrike dhe nga prodhimi i energjisë elektrike në mënyrë konvencionale, pra ne bëjmë tranzicion në energji të rinovueshme”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Edhe zëvendëskryeministri Angjushev potencoi rëndësinë që kanë këto projekte në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe në rritjen e përqindjes së energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme. (Ersan Pajaziti, TVM2)
