Maqedoni

RMV përgatitet për samitin e NATO-s, Dimitrov: Të zgjedhim urgjentisht ambasadorin. Shekerinska: Reformat varen nga miratimi i ligjeve. Jankoviq: Njohim përkushtimin dhe hapat që keni realizuar

28.11.2019 17:03

Në prag të samitit të Londrës javën që vjen, ministrja e Mbrojtjes Shekerinska dhe ministri i jashtëm Dimitrov...

Në prag të samitit të Londrës javën që vjen, ministrja e Mbrojtjes Shekerinska dhe ministri i jashtëm Dimitrov u koordinuan me përfaqësuesin e NATO-s në Shkup, Jankoviq. Ajo që duhet zgjidhur para samitit, është emërimi i ambasadorit në NATO.
 
“Do të ishte mosseriozitet i madh nëse faktorët politikë që marrin pjesë në procedurën e emërimit të ambasadorit nuk do të kenë sukses ta sigurojnë këtë çështje. Do të ishte sinjal i madh, i keq, nëse anëtarësimin e plotë e presim me ushtrues detyre”,- theksoi ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
 
Shekerinska pret miratimin e ligjeve për mbrojtjen në parlament dhe të vazhdohet me reformat në dikasterin që drejton. Jankoviq thotë se Aleanca njeh përparimin e bërë.
 
“Vazhdimi i reformave në pjesën e mbrojtjes kuptohet do të varet shumë edhe nga ligjet që janë në parlament. Pres deri në fund të vitit, edhe ligji për mbrojtje edhe ligji për shërbim të vërtetohen sepse principi "Një për të gjithë të gjithë për një", që është shumë me rëndësi për vendim tonë, mund ta aktivizojmë vetëm nëse këtë e shkruajmë në ligjet tona”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
“Javën e ardhshme do ta keni shansin të uleni në tavolinë me liderët e tjerë dhe kjo është shenjë e rëndësishme për përkushtimin tuaj dhe hapat që i keni realizuar dy vitet e fundit.”,- tha shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviq.
 
Jankoviq tha se vendi ka punuar mjaft në reforma dhe sipas tij tani e tutje duhet fokusi të vihet në  integrimin e strukturave të Armatës për të qenë më të përgatitur për anëtarësim të plotë në NATO.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU