Maqedoni
Tragjedia në Llaskarcë, pronari i “Durmo Turs” lirohet nga paraburgimi. Eksperti Qosef: Shpejtësia ishte manipuluar, gjetëm pjesën
28.11.2019 17:19
Pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Belulit, i akuzuar i parë për fatkeqësinë në Llaskarcë...

Pronarit të “Durmo Turs”, Durmish Belulit, i akuzuar i parë për fatkeqësinë në Llaskarcë, i është pranuar garancia e dhënë dhe është lëshuar nga paraburgimi.
Atij i janë caktuar masa të tjera të kujdesit. Në dalje nga gjykata nuk deshi të prononcohet për shumën që e ka ofruar si garanci, e as për ekspertin i cili gjatë seancës vërtetoi se autobusi i aksidentuar ka pasur manipulatorë.
- “Do ta shohim në vazhdim”.
Ju a nuk e keni pasur njohuri se autobusi posedon manipulator?
- “Jo”,- tha i akuzuari, Durmish Beluli.
Ekspertiza e fakultetit të makinerisë në Shkup tregon se në ditën e fatkeqësisë manipulatori i instaluar në autobus ka bërë që aparatura të shënojë se automjeti ecte me 14 km më pak nga shpejtësia reale.
Instalimi i aparaturës për të treguar shpejtësi më të vogël, sipas ekspertizës, është bërë me vetëdije. Aparatura të tillë manipulimi ka indicie të ketë edhe një autobus tjetër.
“Te autobusi që pësoi fatkeqësinë ishte gjetur pjesë që ndikon mbi shpejtësinë, saktësisht në shënimet e shpejtësisë dhe me eksperimente vërtetova se me të vërtetë zvogëlon treguesin. Prej këtu erdhi përfundimi se edhe pse atje është treguar një shpejtësi, ai është drejtuar me shpejtësi më të madhe. Nga ajo që i pranova si takograf mund të jepen indicie, edhe atë edhe për njërin me siguri se ka pasur pika ku është ndikuar”,- deklaroi eksperti, Josip Qosef.
Në aksidentin e autobusit në pronësi të "Durmo Turs", që udhëtonte nga Shkupi në Gostivar, humbën jetën 16 persona dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. Për këtë rast të akuzuar janë 6 persona.
FLORIJE BELULI KAMBERI
