Botë
Tërmeti në Shqipëri, 46 viktima, në Thumanë nuk ka më persona të zhdukur
28.11.2019 17:50
Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik që tronditi Shqipërinë...

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik që tronditi Shqipërinë, duke e çuar në 46 numrin e tragjedisë. Lëkundjet sizmike për fat të keq kanë vijuar përgjatë gjithë ditës, duke kulmuar në orën 11.52, me magnitudë 5.
Personi i fundit i gjetur në zonën e ish-Kënetës në Durrës është anëtar i familjes Lala, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik nga Ministria e Mbrojtjes.
Në Thumanë është mbyllur zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit, pasi nuk rezultojnë më persona të zhdukur atje, por në Durrës mendohet të jenë të paktën 6 persona, 4 tek familja Lala dhe dy në lagjen Gjelat në Durrës.
Fatkeqësisht shanset për të gjetur të mbijetuar, sipas ekspertëve, janë të papërfillshme. Situata për të mbijetuarit ndërkohë është mjaft e vështirë për shkak edhe të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Ndërkaq, kryeministri, Edi Rama, mblodhi Këshillin e ministrave ku tha se nuk ka më nevojë për ndihma në veshje për njerëzit e prekur nga Tërmeti por për vlera monetare.
Ndërsa kryetari demokrat, Lulzim Basha, nëpërmjet një videomesazhi tha se 3 ditët e fundit, por tërmeti ka treguar edhe më të mirën e njerëzve.
Ekipet e emergjencës vazhdojnë sistemimin e personave që kanë mbetur pastrehë në çadra dhe hotelet e rrethit të Durrësit.
Ekipet e ngritura në terren kane siguruar pajisje dhe medikamente për të semurët kronike.
Lëkundjet sizmike për fat të keq kanë vijuar përgjatë gjithë ditës, duke kulmuar në orën 11.52, me magnitudë 5.
LULJETA NDOKA
