Botë
Në Afrikën Perëndimore, 130 raste të reja të sëmundjes “Ebola”
22.09.2014 18:21
Në Sierra Leone të Afrikës Perëndimore, brenda tri ditësh janë regjistruar 130 raste të reja të sëmundjes së “Ebolas”...

Në Sierra Leone të Afrikës Perëndimore, brenda tri ditësh janë regjistruar 130 raste të reja të sëmundjes së “Ebolas”, ndërsa po pritet rezultati edhe i 39 rasteve të tjera dyshuese, ka bërë të ditur sot Stephen Gaojia, udhëheqës i operacionit emergjent të “Ebolës”.
Rreth 6 milion banorë të këtij vendi janë detyruar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura për tri ditë, deri të dielën në mbrëmje, në mënyrë që të përfundojnë një strategji të konsideruar nga më të mëdhatë prej se “Ebola” ka nisur të përhapet në Afrikën Perëndimore.
Nga muaji mars, në Afrikën Perëndimore janë infektuar me “Ebola” 5, 357 njerëz.
