Botë

Drenasi nderon heronjtë e kombit, përurohen shtatoret e Jasharajve

28.11.2019 19:46

Në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në komunën e Drenasit u zbuluan shtatoret e heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari...

Shtatoret e  heronjve të kombit shqiptar u përuruan pikërisht në ditën e më të rëndësishme , në ditën e flamurit që sivjet është kthyer në një ditë bashkimi mbarëshqiptar për të ndarë bashkë dhimbjen.
 
“Sot më 28 nëntor lidhën shumë data të rëndësishme për kombin shqiptar. Shfrytëzoj rastin ti ngushëllojnë gjithë vëllezërit e motra nga Shqipëria, ngushëllimet e mia më të sinqerta”,- theksoi përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.
 
Falë trimërisë dhe heroizmit të heronjve Jashari, atdheu shqiptar u ngritë në këmbë, falë gjakut të tyre u fitua liria. E kjo kujtohet me nderi nga të gjithë shqiptarët sot.                 
                         
“Në këtë ditë të festës së pavarësisë së Shqipërisë, të festës së flamurit kombëtar të ditëlindjes së komandantin Adem Jashari, daljes publike të UÇK-së janë sublimuar gjithë angazhimi për çlirim të vendit. Sot sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” po madhështohet edhe me përurimin e shtatores Shaban, Hamëz e Adem Jashari.”- theksoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. 
                    
“Është i veçantë ky 28 nëntor, pasi këta tre burra na bashkojnë në këtë shesh. Falë luftës dhe heroizmit të tyre ne kemi ngritë në këmbë atdheun tonë. Lavdia u përket atyre që u ngritën mbi frikën”,- tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
“Ishte Shaban JAshari, me dy djemtë, Hamz e Adem, që prekën palcën e kombit, mbyllën gojët e kancelarive dhe e vunë në dilemë tërë botën se çfarë kërkon ky komb. Mbi gjakun e tyre u ngrit liria e Kosovës”,- u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.                                                                                                   
         
Në manifestimin në Drenas, nga Maqedonia e Veriut ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi.
 
GYLTENE SINANI