Kulturë
Qasje deri tek libri për personat e verbër, pa shkelur të drejtat e autorëve
28.11.2019 20:00
Personat e verbër deri tani janë furnizuar me libra nëpërmjet bibliotekave jashtë vendit...

Kjo në shumë raste ka prekur të drejtat e autorëve dhe botuesve. Në këtë drejtim Qendra e re në Bibliotekën Universitare nëpërmjet teknikave special për këta persona do të mundësojë të kenë qasje të barabartë deri tek librat me qëllim të përparimit dhe zhvillimit intelektual, duke u përshtatur me shoqëritë e civilizuara.
“Me themelimin e Qendrës së bibliotekës në kuadër të BNU “Shën Klimenti i Ohrit,në mënyrë eksplicite e kemi dëshmuar se kujdesemi për personat me aftësi të kufizuar,përkatësisht për personat e verbër dhe personat me shikim të dëmtuar. Obligimi i ynë është mos ti harrojmë dhe me këtë rast dëshiroj ta shpreh bindjen time se në të ardhmen do të vazhdojmë me mbështetjen tonë në të gjitha segmentet e nevojshme për praktikumin normal të të drejtave të tyre të garantuara”,- tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.
“Definitivisht Marrëveshja e Marakeshit është e drejtë e cila dëshmon se kujdesemi dhe mundohemi që në kohë sa më të afërt, së bashku me të gjitha institucionet ta realizojmë”,- theksoi këshilltari i kryeministrit, Spase Dodevski.
Sipas të dhënave të OBPI-së në botë ka rreth 300 milion persona të verbër ose me shikim të dëmtuar.
Në vendet e zhvilluara vetëm rreth 7 për qind e librave janë prodhuar në formate të përshtatshme për këtë kategori të qytetarëve ndërsa në vendet në zhvillim përqindja kjo përqindje ulet në 1,u tha në debatin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit “Për të drejtat e autorit” në përputhje më Marrëveshjen e Marakeshit.
LEUNORA KALIQI
