Maqedoni

1.200 qytetarë për një javë në linjën “Alo, doktor!”

23.09.2014 15:22

Java e parë e funksionimit të linjës falas “Alo, doktor” u mbyll me 1.203 thirrje telefonike të regjistruara...

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se të gjithë qytetarët që i janë drejtuar këtij shërbimi, kanë marrë këshilla mjekësore të mjekëve specialistë.

Vetëm në dy ditët e fundit, nga 21 deri më 22 shtatorë, ora 22, janë realizuar 251 thirrje.

Numri më i madh i thirrjeve telefonike ka të bëjë me rritjen e temperaturës, si dhe me simptomat respiratore dhe kardiovaskulare, si pasojë e ndryshimit të motit.