Parashikimi i motit

29.11.2019 09:21

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell....

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të vogla mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm.

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar perëndimore veçanërisht në vendet më të larta ku do të arrijë shpejtësi mbi 70 km/orë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 4 deri në 10, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 21 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Të shtunën në shumë vende do të ketë reshje të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare veriore që do të shkaktojë ulje të temperaturave.