Maqedoni
Shkup, autobusi del nga rruga, lëndohen udhëtarët
23.09.2014 15:24
20 udhëtarë janë lënduar në Shkup kur autobusi me numër 67 i Ndërmarrjes Publike, që qarkullonte drejt Zelenikovës...

20 udhëtarë janë lënduar në Shkup kur autobusi me numër 67 i Ndërmarrjes Publike, që qarkullonte drejt Zelenikovës, doli nga rruga në orën 6:10 minuta të mëngjesit të sotëm.
Sipas informatave fillestare, nuk ka udhëtarë me lëndime të rënda.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, thonë se ekspertiza është në vijim, ndërsa udhëtarët e lënduar janë dërguar në Qendrën Urgjente, në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit "Naumi i Ohrit" dhe në Spitalin e Përgjithshëm të shtetit "8 shtatori".
Nga shërbimi kujdestar i Spitalit të Përgjithshëm të qytetit, thonë se në rrjedhë është kontrollimi i udhëtarëve të lënduar.
