Tokio, vdes ish-kryeministri i Japonisë

29.11.2019 11:07

Ish-kryeministri japonez Yasuhiro Nakasone vdiq në moshën 101 vjeçare....

Ish-kryeministri japonez, Yasuhiro Nakasone, vdiq në moshën 101 vjeçare. Nakasone vdiq sot në një spital në Tokio, konfirmoi djali i tij. Nakasone ishte një figurë e rëndësishme në politikën japoneze pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai ishte një ndër liderët e Partisë Demokratike Liberale që qeverisi pothuajse gjatë gjithë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Nakasone rriti të ardhurat për mbrojtjen, u përpoq të rishikonte kushtetutën pacifiste, dhe është kritikuar për potencim të patriotizmit dhe ka luftuar për zbatimin e reformave në ekonominë e tregut.