Shqipëri, vazhdojnë lëkundjet e tokës, numri i të vdekurve zyrtarisht arrin në 49
Ka shkuar në 49 numuri i viktimave nga termeti katatofal qe goditi Shqiperinë....

Ka shkuar në 49 numuri i viktimave nga termeti katatofal qe goditi Shqiperinë që prej orëve të para të mëngjesit të së martës. Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndalur as gjatë mëngjesit të sotëm.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot për herë të tretë qeverinë, ku u diskutuan dëmet dhe pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit.
Laç, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, Rama: Të gjithë në hotele, nuk ka më çadra
Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç. Në fjalën e tij Rama foli edhe për ndihmat që janë mbledhur, duke publikuar se janë mbledhur 5 mln euro dhe 1.5 mln dollarë. Kreu i qeverisë u shpreh se banorët nga zonat urbane s’do qëndrojë në palestra por do të akomodohen në hotele.
Në fjalën e tij Rama i thirrje opozitës që të bëhet pjesë e Komitetit të Rindërtimit duke theksuar se është mirë që të jemi bashkë në këto ditë të vështira.
Kërkimet nën rrënojat vijon tek hotel i “Mira Mare-s” në Durrës pasi dyshohet se ndodhen nën rrënoja ende një trup, i cili është nuhatur nga një qen i forcave kroate. Ndërkohë drejt Italisë për një mjekim të specializuar është nisur Ramë Lala, 17-vjeçari i vetëm i mbijetuar në familjen Lala pasi gjendja e tij shëndetësore është komplikuar.
