Sudani, shpërbëhet partia e diktatorit Al-Bashir

29.11.2019 11:23

Sudani ka urdhëruar partinë politike të diktatorit të rrëzuar nga pushteti, Omar al-Bashir....

Sudani ka urdhëruar partinë politike të diktatorit të rrëzuar nga pushteti, Omar al-Bashir, që të shpërbëhet dhe asetet t’i konfiskohen, teksa ky shtet i Afrikës verilindore ka marrë një tjetër hap drejt demokracisë, pas disa mujave të protestave.

Autoritetet e reja po ashtu kanë shfuqizuar një ligj të kohës së Bashirit për të rregulluar sjelljen dhe veshjen e grave.

Në dekret është thënë se “Partia e Kongresit Kombëtar do të shpërbëhet dhe regjistrimi i saj do të anulohet nga lista e partive politike në Sudan”, duke shtuar se një komiteti do të formohet për të konfiskuar të gjitha pronat dhe asetet.

Bashir me partinë e tij kanë udhëhequr shtetin nga 30 qershori i vitit 1989, para se të nisin protestat për largimin e tij nga pushteti më herët gjatë këtij viti.