Tërmeti, dy nga të plagosurit dërgohen me avion drejt Italisë

29.11.2019 13:05

Dy nga të plagosurit e tërmetit që goditi Shqipërinë...

Dy nga të plagosurit e tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit janë dërguar me avion drejt Italisë, raporton Top Channel.

Të pranishëm në aeroportin e Rinasit në Tiranë janë kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Është gjykuar që dy të plagosurit, të ndodhur në gjendje të rëndë duhet të marrin një ndihmë më të specializuar.