Maqedoni

Ministrat: Zotim për luftë kundër dhunës ndaj fëmijëve

29.11.2019 16:55

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, ajo e drejtësisë, Renata Deskovska...

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, ajo e drejtësisë, Renata Deskovska, ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, ai i arsimit, Arbër Ademi, dhe i shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë nënshkruar një zotim për luftë kundër dhunës ndaj fëmijëve.
 
Me këtë zotim përfundoi konferenca me temë “Zgjerim i aksioneve për dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve”, me ç’rast u theksua nevoja për angazhim më të madh, që secili fëmijë të ndjehet i sigurt në shtëpi, shkollë dhe në rrethin ku jeton.
 
“Të udhëhequr nga Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe e drejta për të çliruar të gjithë fëmijët nga të gjitha format e dhunës, qeveria civile e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që t'i japë fund të gjitha formave të dhunës dhe shfrytëzimit të fëmijëve deri në vitin 2030”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.       
                                                                                                         
“Ne si institucione të sistemit më shumë duhet të jemi të koncentruar në prevenimin e dhunës ndaj fëmijëve  që mos të ketë kur njëfar llojë dhune , torture, diskriminimi dhe këqëpërdorimi të fëmijëve pavarësishtë  se nga kush vjen nga dikush tjetër apo nga vetë fëmijët.”,- tha ministri i arsimit, Arbër Ademi.
 
“Nëpërmjet prizmit të përvojës policore shpesh janë regjistruar raste që viktima e dikurshme ka depozituar trauma, më vonë sjellje kriminale ose të dhunshme”,- theksoi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.                   
                                                                    
Në botë 8 nga 10 prindër janë të dhunshëm ndaj fëmijëve të tyre, ndërsa çdo i treti fëmijë përjeton dhunë fizike, ndërsa çdo e pesta femër është cak e dhunës seksuale. 
 
REJHANE BUSHI METAJ