Botë

Erdogan shkarkon 14 ambasadorë të Turqisë

29.11.2019 19:40

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan me anë të një dekreti ka shkarkuar ambasadoren...

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan me anë të një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara. Përveç ambasadores në Shkup janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë të Turqisë, në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Çad, Kili dhe Sri Lanka.

Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre ndërsa ende nuk dihet  arsyeja e vendimit të Erdogan.