Botë

Londër, vritet i dyshuari për "incidentin terrorist"

29.11.2019 20:02

Disa njerëz u theren me thikë, ndërsa një u qëllua për vdekje nga policia, gjatë një sulmi në një urë të Londrës...

Policia Metropolitane e shpalli sulmin "incident terrorist". I dyshuari për sulmin me thikë, i cili u vra në vendin e ngjarjes, besohet se ka pasur veshur në trup edhe një pajisje eksplozive, tha policia.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, shkroi në Twitter se është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se dëshiron të falënderojë policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.

Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, po ashtu tha se është "shumë e shqetësuar" për incidentin.