Merkel pret Samarasin në Berlin
Kryeministri grek, Andonis Samaras, sot në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel...

Bisedimet priten të përqendrohen në mundësitë e Greqisë për dalje nga memorandumi dhe për shlyerje të borxhit.
Grekët konsiderojnë se rezultati nga bisedimet me siguri do të ketë ndikim vendimtar ndaj ndodhive financiare dhe politike në vend.
Por, bisedimet për Greqinë dhe programin e saj ekonomik nuk janë negociata bilaterale midis Gjermanisë dhe Greqisë, por përmes Greqisë dhe partnerët e saj evropianë.
Nga takimi nuk priten vendime, por pritet që Samaras ta shfrytëzojë takimin e sotëm si mundësi që të vendosen udhërrëfyesit për dalje nga memorandumi dhe të sigurohet mesazh me mbështetje politike nga Merkeli, e cila do t'i ofrojë ndonjë formë të lirimit nga kursimi për grekët.
Pritet që të bisedohet edhe për dilemën e qeverisë greke, e cila po ballafaqohet me mundësinë për zgjedhje të parakohshme, pasi që Siriza njoftoi se në shkurt do ta bllokojë zgjedhjen e kandidatit të saj për president.
