Maqedoni

Parashikimi i motit

30.11.2019 12:06

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende do të ketë reshje të shiut....

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende do të ketë reshje të shiut, veçanërisht paradite në pjesët perëndimore. Në malet me lartësi mbidetare mbi 1800 metra do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 9, ndërsa ajo ditore prej 6 deri në 17 gradë.
 
Në Shkup do të ketë mot të vranët të ndryshueshëm me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo ditore do të shkojë deri në 11 gradë.
 
Temperaturat e ditës prej nesër do të jenë mjaftë më të ulëta, ndërsa ato të mëngjesit në disa vende do të ulen nën ose rreth zeros.
 
Prej të hënës do të ketë vranësira të ndryshueshme, ndërsa të martën të reshura të shiut, të cilat posaçërisht  në veri do të kalojnë në borë në vendet më të larta.