Botë
Sulmuesi në Londër ishte i burgosur për terrorizëm
30.11.2019 12:44
I dyshuari për sulmin me thikë në Londër që la të vdekur dy persona burr dhe grua dhe disa të plagosur...

I dyshuari për sulmin me thikë në Londër që la të vdekur dy persona burr dhe grua dhe disa të plagosur, kishte qenë më parë në burg për shkak të planifikimit të një “trajnimi terrorist ushtarak” në Pakistan. Sulmuesi u identifikua si Usman Khan, 28 vjecar, i cili u qëllua nga autoritetet pas sulmit me thikë ndaj qytetarëve në Londër.
“Ky person është i njohur për autoritetet për shkak se ishte i ndaluar në vitin 2012 lidhur me organizimin e kërcënimeve terroriste”, deklaruan autoritetet.
"Në anën e djathtë të trotuarit pash se po grinden disa perosna erdhën tre polic më pas ku personi me mjekërr më pas ra në tok, polcia ishte e armatosur kishte dhe të shtëna nga ana e tyre", tha një dëshmitar.
Niveli për rezike teroriste bëhet cdo gjashtëmujor nga ana e qendrës së përbashkët për rrezik nga terorizmi. Pas revizionit të fundit të kësaj qendre niveli rrezikshmërisë ishte ulur ndjeshëm . Kryeministri britanik thotë se britania e madhe nuk do të gjunëzohet nga sulme të tilla.
"Çdo bashkëpuntor në sulme do të kapet dhe do të dorzohet paa drejtësisë. Ky vend asnjëher nuk do të jetë I ndarë dhe asnjëher nuk do të gjunëzohet para këtyre akteve macabre. Vlerat tona britanike do të fitojnë ndaj këtyre sulmeve", tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.
Disa orë më von sulkm me thikë ka pasur edhe në holandë ku policia po heton rastin dhe kapjen e sulmuesit I cili la të plagosur 3 fëmijë në një qendër shopingu.
"Hetimi është duke vazhduar , mundohemi që të arrijmë cdo dëshmi për t kapur këtë person shpreosjmë se sulmuesi do të gjindet shumë shpejtë", tha një zyrtare e policisë holandeze.
Sulmi nuk është konsideruar si teroristë. Tre ditë më parë policia holandeze kiste ndaluar 2 persona të gjinisë mashkullore të cilët kishin rpegaditur akt teroristë para festive të krishtildjeve.
