Botë

VV-LDK për bashkëqeverisje: Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja

30.11.2019 16:35

Kryetari i Lëvijes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa...

Kryetari i Lëvijes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa kanë harmonizuar programin qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.. Ata nëpërmjet një komunikatë kanë theksuar se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja.
 
"Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Vetëvendosjes dhe LDK-së.
 
Megjithëse para disa ditësh, Kurti provokoi Mustafën nga Tirana kur tha se Kryeministrat e mëhershëm kanë vjedhur derisa lideri i LDK’së kërkoi të mos bëhen provokime të tilla pasi minojnë çfarëdo bashkëpunimi ndërpartiak.