Botë
Tërmeti tragjik në Shqipëri, shënohet viktima e 51-të, mbyllet kërkim-shpëtimi
30.11.2019 17:26
Në Shqipëri është shënuar viktima e 51-të e tërmetit të 26 shtatorit, ndërsa janë mbyllur zyrtarisht...

Në Shqipëri është shënuar viktima e 51-të e tërmetit të 26 shtatorit, ndërsa janë mbyllur zyrtarisht operacionet e kërkim shpëtimit, pas nuk ka më dyshime për viktima të tjera nën rrënoja. Xhesika Biqiku 20 vjeç ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë përcjellë për në banesën e fundit anëtarët e familjes Lala.
Gjendja është problematike për të mbijetuarit, pasi ata nuk kanë një strehë mbi kokë, e për këtë, i bëjnë apel qeverisë t’u gjejë zgjidhje.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, mblodhi sërish qeverinë në mëngjes ku vendosi garantimin e pensionit të përjetshëm për familjet e viktimave. Si dhe ndëshkimin me deri në 15 vjet burg për personat përgjegjës për ndërtimet pa leje e pa standarde.
Ditën e sotme është vënë re një kaos në shpërndarjen e ndihmave. Edhe pse sasia e tyre ka qenë e jashtëzakonshme, organizimi për shpërndarjen e tyre ka qenë mjaft i dobët.
Në zonat e prekura në tërmeti, inspektorët e emergjencave dhe ekspertët kanë nisur verifikimin e detajuar të dëmeve. Durrësi dhe Thumana duken më të qeta, por nga sytë e banorëve kupton se asgjë nuk do të jetë më si më parë për ta.
