Maqedoni

Ramdani: RMV së shpejti anëtare fuqiplote e NATO-s

30.11.2019 18:00

Antarsimi i plotë i RMV-së në NATO do të jetë profitabile për vendin në shumë sfera...

Antarsimi i plotë i RMV-së në NATO do të jetë profitabile për vendin në shumë sfera, sidomos në atë të sigurisë thotë kryetari i Këshillit euro- atlantik në vendin tonë, Ismet Ramadani. Duke qenë anëtare e aleancës, do të shpejtohet edhe rruga  drejt BE-së  thekson Ramadani sepse  vendit do ti krijohet mundësia për të kushtëzuar për interesat që ka të bëjë për shtetin tonë.
 
"Do fitoj shumë Maqedonia e Veriut me vet faktin se do të jemi të brabartë dhe ulemi me përfaqësues të shteteve më të fuqishme, më të  pasura më demokratike në botë. Është edhe si mirënjohje por edhe situatë ku fjala e përfaqësuesit tonë do të jetë  e barabart  me fjalën e një presidenti, qoftë e shteti ttë fuqishëm të Evropës qoft edhe Amerikës që mundëoson  përdorimin e vetos", tha Ismet Ramdani, analist politik.
 
Ramadani e quan shfaqje të egos deklaratën e presidenti Makron se pakti veri-atlantik është buzë greminës. 
 
"Është deklaratë pak sipas meje egoiste sepse NATO funksionon mirë dhe atë funksionon me departamente. Themi ka disa vite që ka formuar  njësi elite që numri i tyre sillet rreth 20 mijë të cilat janë të gatshme për 24 ore, kudo në çfardo këndi të botës të intervenon. Në historinë e NATO- s duhet të dihet se disa herë Franca ka tentuar të ndryshoj konceptin dhe doktrinën e NATO-s mirëpo ka hasur në kundërshtim por unë besoj se do ta kutpoj shpejt se NATO do të jetë e qëndrueshme edhe m tutje", tha Ramdani.
 
Franca insiston të vihet në qendër vendimmarrëse në NATO dhe BE për shkak të politikës së saj të brendshme dhe raportet me vendet e industrisë së armëve të Evropës, komenton  Ramadani  duke shtuar se Parisi po tenton të paraqesë idenë e projektit për të formuanr forcën mbrojtëse të BE-së dhe për këtë, të hedh hije mbi funksionin e NATO-s.Mosvarrjeshjet dhe e ardhmja e aleancës do të jetë në fokusin e vëmendjes në samitin e NATO-s që do të mbahet nga 2-4 dhjetor në Londër.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU