SHBA sulmon isis-in në Siri, bashkëngjiten aleatët arabë
Shtetet e Bashkuara dhe disa prej aleatëve të Gjirit Persik, kanë nisur sulmet nga ajri dhe ato me raketa ndaj bazave të Shtetit Islamik në Siri gjatë së martës...

Shtetet e Bashkuara dhe disa prej aleatëve të Gjirit Persik, kanë nisur sulmet nga ajri dhe ato me raketa ndaj bazave të Shtetit Islamik në Siri gjatë së martës, duke hapur një front të ri tepër të komplikuar lufte kundër militantëve.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania dhe Bahreini janë të përfshirë në sulme edhe pse rolet ekzakte të tyre në veprimet ushtarake janë ende të paqarta.
Edhe Katari po luan një rol mbështetës në sulmet ajrore. Të paktën një anije amerikane ka lëshuar raketa “Tomahavk”, raketa që lëshohen nga një vendndodhje drejt një destinacioni të caktuar.
Por edhe avionë të telekomanduar të armatosur janë përdorur gjatë këtyre sulmeve.
Objektivat kanë përfshirë qytetin e Raqqas në Lindje të Sirisë, apo siç konsiderohet selia e Shtetit Islamik, një grup terrorist i ekstremistëve sunitë, që ka pushtuar pjesë të tëra të territorit në Irak dhe Siri, si dhe pretendon krijimin e një kalifati duke fshirë kufijtë në zemër të Lindjes së Mesme.
Të paktën 20 luftëtarë të Shtetit Islamik janë vrarë. SHBA-të kanë deklaruar në të kaluarën se nuk do të koordinonte në asnjë lloj mënyrë luftimet e tyre kundër Shtetit Islamik me qeverinë e Bashar al-Assadit.
Presidenti, Barack Obama, prej kohësh ka theksuar se do të donte të shihte Assadin të largohej nga pushteti, veçanërisht pas përdorimit të armëve kimike ndaj popullit të tij vitin e kaluar.
