Botë
Tërmeti shkatërrues, problematike gjendja e të mbijetuarve, Rama: Aktivizohet fondi prej 10 milionë lekësh
01.12.2019 12:09
Pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë që la të vdekur 51 persona...

Pas tërmetit të tmerrshëm që goditi Shqipërinë që la të vdekur 51 persona, gjendja është problematike për të mbijetuarit, pasi ata nuk kanë një strehë mbi kokë, e për këtë, i bëjnë apel qeverisë t’u gjejë zgjidhje.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se sot do të aktivizohet fondi prej 1 milion lekësh të reja. Mes të tjerash ai theksoi se reagimi i partnerëve është inkurajues.
"Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Mos harroni se është edhe një familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fud të shkollës së tyre", tha Rama.
