Maqedoni
Përleshja me armë në “A. Palace”, policia në kërkim të autorëve
01.12.2019 12:24
Më datë 01.12.2019 rreth orës 00:35 në polici është lajmëruar...

Në restorantin e hotelit Aleksandër Pallas, në Shkup mbrëmë pas mesnatës ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve. Sipas minsitrisë së punëve të brenshme nuk ka të lënduar por dëme materiale.
“Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (1998) E.I (1994), O.B (1984) K.I (1978), L.Q (1994). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me gjasë pushkë automatike dhe pistoleta, me maska të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit ‘Tuareg’ kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur “policia, policia” kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes me makinat të tipit ‘Tuareg’ dhe ‘Porsche’”-thonë nga MPB.
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE theksojnë se kjo ngjarje, dëshmon se MPB nuk është efikase në punën e saj.
“Çrregullim dhe kaos, si gjithçka tjetër. Kriminelët mundet lirisht të marrin drejtësinë në duart e tyre, lirisht mund të pastrojnë hesape dhe përleshen. Mund të ketë viktima qytetar të pafajshëm. Policia si gjithmonë fle, respektivisht nuk vepron. Kjo nuk është vërejtje ndaj policëve të thjeshtë dhe ndaj atyre që janë profesionist dhe me nder fitojnë bukën në atë shërbim. Por është vërejtje tek ata që e udhëheqin këtë strukturë”, tha Orce Gjorgjieski nga VMRO-DPMNE.
Nga MPB, informojnë se janë vënë në kërkim të autorëve të incidentit dhe po punojnë në zbardhjen e rastit.
SEDAT SELIMI
