Maqedoni

Meksikë, 14 të vdekur në përleshjen e armatosur

01.12.2019 12:50

14 persona u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Villa Union në Meksikë....

14 persona u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Villa Union në Meksikë teksa një bandë kriminale hyri në qytet duke sulmuar me armë zjarri, thanë zyrtarët. Guvernatori i shtetit Coahuila, Miguel Angel Riquelme tha për mediat lokale se katër prej të vdekurve ishin oficerë policie të vrarë në konfrontim, dhe se disa punëtorë komunalë ishin të humbur. Ai tha se grupi i armatosur sulmoi qytetin e 3.000 banorëve me një kolonë kamionësh, duke sulmuar zyrat e qeverisjes vendore dhe duke bërë që forcat shtetërore dhe federale të ndërhyjnë.
 
Dhjetë anëtarët e pretenduar të Kartelit të Verilindjes u vranë gjatë përleshjes me policinë. Forcat e sigurisë do të qëndrojnë në qytet për disa ditë për të rikthyer një ndjenjë qetësie, tha guvernatori. Shkalla e vrasjeve në Meksikë është rritur në nivele historikisht të larta, duke u rritur me 2% në 10 muajt e parë të presidencës së Andrés Manuel López Obrador