Maqedoni

Zaev: Ta pastrojmë gjyqësorin nga të pandershmit

01.12.2019 14:00

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të filloj procedurë për “pastrim"...

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit  të filloj procedurë për “pastrim” të gjyqësorit theksoi kryeminsitri Zoran Zaev përmes një video Zaev, tha  se një vit e gjysmë është treguar se gjyqësori ka mbetur fortesa e fundit e “shtetit të robëruar”, nën kontrollin e një numri të caktuar të gjykatësve dhe prokurorëve që janë në pozita të fuqishme, Ky I fundi gjithashtu fton Anti-korrupsionin të kontrollon pronën e gjykatësve dhe prokurorëve
 
"Kjo duhet të përfundoj menjëherë! Ne duhet ta pastrojmë gjyqësorin nga gjyqtarët dhe prokurorët e pandershëm, në mënyrë që gjyqtarët e ndershëm dhe profesionistë të mund të sigurojnë drejtësinë që qytetarët po e presin. Prandaj, thekson, i bëjmë thirrje Komisionit për parandalim të korrupsionit të fillojë procedurë për kontroll të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë. Komisioni ka një mundësi të tillë, përkujton dhe e inkurajojmë ta zbatojë menjëherë", tha kryeminsitri Zoran Zaev.
 
Zaev: gjykimet të vëzhgohen nga Komisioni Evropian
 
Qeveria e fton edhe Komisionin Evropian, menjëherë të fillojë me instrumentin e vëzhgimit të rasteve gjyqësore të profilit më të lartë.
 
"Koha është që gjyqësori të përballet me opinionin, premtuam drejtësi, i kemi  dhënë mundësi gjyqësorit, por prej atje nuk ka pasur rezultat.Për atë, gjyqësori patjetër të përballet me qytetarët, të pastrohet nga të pandershmit dhe të ndryshohet. Në pajtim me dispozitat ligjore për opinionin, Qeveria propozon që të gjitha incizimet nga gjykimet e rasteve të vëzhgohen nga Komisioni Evropian, të jenë të qasshme në versionin audio", tha Zaev.
 
Zaev shtoi se nga tani nga institucionet përkatëse do të kontrollohen  të gjitha vërtetimeve mjekësore për paraburgim shtëpiak, lëshimin e përkohshëm nga burgu, sipas të cilave ka pasur edhe arratisje.
 
REJHANE BUSHI METAJ