Maqedoni
Pendarovski: Bullgaria dhe Greqia vendin e nxjerën nga izolimi
01.12.2019 14:31
Bullgaria dhe Greqia vendin e kanë nxjerë nga izolimi I tërësishëm ndërkombëtar...

Bullgaria dhe Greqia vendin e kanë nxjerë nga izolimi I tërësishëm ndërkombëtar në të cilin e kishte futur regjimi i Nikola Gruevskit theksoi Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për agjencin bullgare BGNES. Sipas tij në atë kohë Nikolla Gruevski kishte vendosur propagandën më të errët antibullgare që ishte devijim historik ka ketë më të afërt Beogradin se Sofjen.
"Nuk është i tepërt kualifikimi që bën shpesh Zoran Zaev për rolin e Bojko Borisovit dhe qeverisë aktuale bullgare kur thotë se bashkë me Ciprasin, ata, bashkë me fuqinë e brendshme këtu, ndihmuan të dalim më shpejt nga izolimi ndërkombëtar.Ne sapo kishim dalë nga një regjim autokrat i Nikolla Gruevskit i cili nuk ishte vetëm anti-perëndimor, por edhe anti-shqiptar dhe anti-bullgar. Ai ishte devijimi më i madh historik që lideri i VMRO-së historike ta ketë më të afërt Beogradin se Sofjen", tha Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski
Pendarovski: Mini shengenin ka dobësi strukturore
Presidenti Pendarovski thotë se nuk pajtohet me propozimin e “mini shengenit" nëse ky është kompensim për mos antarësim në BE.
"Ne jemi pjesë e Evropës dhe duhet një ditë pas plotësimit të kritereve të jemi anëtare e plotfuqishme e asaj Evrope. Kur e pash propozimin e parë për “Mini Shengen”, i cili thotë se në bazë janë ato të katër liri, të cilat janë edhe në idenë e BE-së, megjithatë janë edhe katër elementet bazë të “Zonës ekonomike evropiane”, unë thash se nëse ky është kompensimi për anëtarësim, unë do të them – jo, faleminderit për këtë iniciativë. Këtë ja propozova edhe kryeministrit Zaev por edhe në takimin e liderëve të partive relevante tek unë, ku diskutuam se çfarë pas “jo”-së nga BE-ja”", tha Presidenti Stevo Pendarovski.
Pendarovski: BE do të vetëdisohet për gabimin ndaj RMV-së
Sipas pendarovskit Be do të vetëdisohet për gabimin që ka bërë për maqedonin veriore për mos dhënien e dates.
"Nëse BE-ja e le këtë hapësirë, nuk flas vetëm për Maqedoninë e Veriut, flas për tërë hapësirën e Ballkanit Perëndimo do të ketë vakuum strategjik. Kjo detyrimisht do të plotësohet për një kohë shumë të shkurtë kohore nga shtetet tjera, madje edhe nëse ju këtë nuk e dëshironi. Mendoj se BE-ja do ta kuptojë gabimin që e ka bërë në tetor", tha Pendarovski.
BE-e nëse edhe në Samitin e Zagrebit, nuk merr vendim politik, atëherë do të jetë edhe më i madh problemi në aspekt të plotësimit të vakuumit strategjik, pasi do të jetë e qartë se BE-ja nuk ka për qëllim për kohë të shpejtë të shikojë drejt Ballkanit Perëndimor tha presidenti Pendarovski.
REJHANE BUSHI METAJ
