Ekonomi

TVSH– ja ime, lojë shpërblyese, të rritet vetëdija për taksat

01.12.2019 16:31

Paratë e qytetarëve do të kthehen, por jo vetëm kaq, do të ketë edhe një lojë shpërblyese...

Paratë e qytetarëve do të kthehen, por jo vetëm kaq, do të ketë edhe një lojë shpërblyese me të cilën qytetarët përmes aplikacionit TVSH-ja ime do të jënë në gjendje të marrin pjesë në lojën shpërblyese e cila do të zgjatë një vit dhe do të ndahen dy cmime krysore me nga 50.000 euro. Ministrja e Financave Nina Angelovska thot se loja shpërbyese ka për qëllim rritjen e vetëdijes dhe moralin për taksat.
 
"Nëse shikoni raportet e KE për praktikat më të mira për zbatimin e lojrave shpërblyese, është pikërisht në luftën kundër ekonomisë gri,do të vini re që Malta, Portugalia, Rumania, Tajvani të gjithë përdorin lojëra shpërblyese në , në mënyrë që të stimulojnë qytetarët që të jenë më të vetëdijshëm, ta ngremë moralin tonë të taksave dhe të zbatojmë praktikat më të mira dhe më të suksesshme. Këtë teknologjia e sotme na mundëson të jemi më të fuqishëm se kurrë", tha Ministrja e Financave Nina Angelovska.
 
"Muaji dhjetor është fillimi i pagesës së fondeve për qytetarët sipas të dhënave që kemi nga tre mujori i parë i këtij projekti. Korriku, gushti dhe shtatori do të kenë një kthim fondesh prej 3 milion eurosh, ndoshta edhe më shum. Koncepti i projektit tim ishte kthimi i parave te qytetarët dhe në të njëjtën kohë të luftoja kundër ekonomisë gri", tha Sanja Llukarevska, drejtoresha e DAP-it.
 
15 çmime nga 100,000 denarë do të jepen çdo muaj, ndërsa 10 çmime  nga 1000 denarë ,3 çmime prej 2,000 denarë dhe 3 çmime prej 3,000 denarë do të jepen çdo ditë. Fondi i përgjithshëm është gjysmë milion euro, dhe të gjithë qytetarët e rritur që janë regjistruar në sistemin e-taksave dhe që skanojnë llogari fiskale përmes aplikacionit TVSH-ja ime mund të marrin pjesë.
 
SEDAT SELIMI