Maqedoni
Saiti: Të përgatitemi para katastrofave
01.12.2019 17:01
Duhet të përgatitemi kur nuk kemi katastrofa natyrore,sepse pasi të ndodhin të njejtat atëher duhet të veprohet...

Duhet të përgatitemi kur nuk kemi katastrofa natyrore,sepse pasi të ndodhin të njejtat atëher duhet të veprohet, tha Sekretati i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti. Sistemi shtetërore duhet të mbindërtohet në këtë drejtim, për nga përmasat dukuritë natyrore kërkojnë angazhimin të mëshumë sistemeve, në këtë drejtim duhet të bëhen më shumë investime në bashkpunimin rajonal, edhe pse punohet, çdo herë ka nevojë shtese që vazhdimisht të ndërtohet.
"Koordinimi është shumë i rëndësishëm në këto raste, si koordinimi i brendshëm ashtu edhe kordinimi rajonal , edhe pse në këtë drejtim politikat e reja orvaten dhe tentojnë të bëjnë dicka më tepër por çdo herë duhet të bëhen investime shtesë.Përfundimisht duhet thënë se sistemi jonë shtetrorë edhe ne si pjesë e sistemit jemi të përgatitur në njëfar shkalle por asnjeherë nuk mund të themi se e kemi mberritur maksimunim e gatishmërisë sepse cdo herë kemi nevoje për investimë plotësuese", tha Sekretati i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Kryqi i Kuq grumbllon 70.000 eu për Shqipërinë
Saiti tha se Kryqi i Kuq është njëra ndër katër organizatat e para e cila ka intervenuar në Shqipëri duke dhënë ndihmën e parë, por aktualisht janë përqëndruar në grumbullimin e mjeteve financiare.
"Meqë vlersimet në terren flasin për atë se ndihma që grumbulllohet me mjete financiare është shumë më efikase dhe shumë më shpejt arrin deri te konsumuesit e fundit. Deri sot ne kemi grumbulluar 70.000 euro para për eliminimin e pasojave nga tërmeti katastrofal", tha Saiti.
Saiti njoftoi se me aktivitetet për grumbullimin e mjeteve në Shqipëri do të vazhdojnë deri në 10 dhjetor, pas mbarimit të aksionit mjetet do të dërgohen te pësuarit nga tërmeti.
FARIJE DAUTI BAKIU
