Botë
Tërmeti tragjik në Shqipëri, autoritetet akomodojnë të pastrehët
01.12.2019 17:33
Në ditën e gjashtë pas tërmetit tragjik me 51 viktima, e gjithë vëmendja e shtetit është përqendruar në akomodimin e mijëra të pastrehëve....

Kryeministri rama mbldhi qeverinë për të marrë vendime lidhur me këtë çështje emergjente. Sipas tij, familjet të cilat patën goditje më të rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sipas urdhrit të kryeministrit, duhet të jenë të akomoduara në shtëpi brenda këtij muaji.
“Ministrja e Financave dhe kryetari i Komitetit Kombëtar po punojnë me ekspertët për rishikimin e buxhetit. Të gjitha familjet të targetohen sipas nevojës që procesi të mos marrë vite e vite. Na është ngarkuar që të merret me familjet e viktimave. Familjeve të vetmuara, të Thumanës ju duhen vetëm opsione, nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty ose të vijnë në Tiranë. Për familjet që kanë pasur këto goditje ikja në një vend do ishte zgjidhja më e mirë sepse qëndrimi aty ku humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre. Brenda mesit të dhjetorit të gjithë do jenë nëpër shtëpia. Kështu me familjet në Durrës dhe kështu me familjen në Tiranë. Fondi prej 1 milion lekësh duhet të aktivizohet sot. Janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këtë fond. Fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor. Për pensionistët, nuk bëhet fjala për një pension të çfarëdoshëm por pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ata që janë pensionistë në këto familje dhe shuma duhet të jetë e lërueshme menjëherë. Nëse do të dhurohet në dhjetor brenda do të jetë edhe pensioni i nëntorit”, tha Rama.
Oret e pasdites kryeministri ka mbledhur komitetin kombëtar të rindërtimit duke e vënë theksin në domnosdoshmërinë e strehimit të çdo banori të prekur nga tërmeti.
Edhe ditën e sotme kanë vijuar problemet me ndihmat në Durrës, ndërsa kryetarja e Bashkisë Valbona Sako ka dhënë dorëheqjen. Një ditë më parë ajo deklaroi publikisht se duhet të jemi të kënaqur që kemi pasur 51 viktima, pasi bilanci mund të kishte qenë më i rëndë. Një deklaratë e tillë shkaktoi zemërim masiv në rrjetet sociale.
Ditën e sotme në Durrës, ekspertët kanë vijuar me shembjen e objekteve me rrezikshmëri dhe në të njëjtën mënyrë do të vijohet edhe ditët e ardhshme.
Nga tërmeti janë dëmtuar edhe shkollat. Sipas ministres së Arsimit institucionet arsimore në Durrës do të hapen më 9 dhjetor, ndërsa në Tiranë më 5 dhjetor.
"Duke marrë parasysh gjendjen e shkollave u vendos që në Qarkun e Durrësit mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor. Në qarkun e Tiranës dhe të Lezhës mësimi do të jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor, ku do të fillojë mësimi. Nëse do të shtyhet do njoftohet më 4 dhjetor", tha Besa Shahini, ministre e Arsimit.
Ndërkohë lëkundjet sizmike me epiqendër në Durrës kanë vijuar gjatë gjiuthë ditës së sotmne, me magnitudë deir në 4.5 të shkallës Rihter.Nga tërmeti i 26 nentorit humbën jetën 51 persona, u plagosën rreth një mijë të tjerë dhe mbetën të pastrehë mbi 5200 persona.
Përveç humbjeve në njerëz dhe dëmeve të rënda materiale, edhe gjendja psikologjike e banorëve të prekur, është mjaft e rëndë.
LULJETA NDOKA
