Botë
Rusi, të paktën 19 persona humbën jetën në një aksident
01.12.2019 18:23
Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën derisa 21 janë lënduar në lindje të Rusisë...

Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën derisa 21 janë lënduar në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë në një lum të ngrirë, deklaruan autoritetet.
Ministria e Situatave Emergjente të Rusisë, tha në një njoftim se autobusi ishte duke udhëtuar nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega.
Rreth 43 udhëtarë dhe një shofer ishin në autobus. Dy helikopterë dolën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti me fatalitet. Rusia ka rekordin më të keq në botë për pakujdesinë në rrugë. Sipas statistikave, 18,214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar.
