Botë
SHBA 11 të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri
01.12.2019 19:28
Të paktën 11 persona janë qëlluar nga një person që sulmoi me armë.....

Të paktën 11 persona janë qëlluar nga një person që sulmoi me armë zjarri në New Orleans, rajon juglindor i shtetit amerikane të Luizianës.
Një i dyshuar hapi zjarr në lagjen e njohur për jetën e saj të natës pak para orës 3.30 të mëngjesit të së dielës. Dy nga viktimat u shtruan në spital, të cilat janë në gjendje kritike. Të dy të lënduarit janë plagosur në gjoks.
Shaun Ferguson, nga radhët e forcave të rendit, ka konfirmuar që një person i dyshuar është ndaluar. Ai theksoi se është e paqartë se çfarë përfshirje, nëse kishte, personi i ndaluar kishte në të shtëna. Asnjë arrestim nuk është bërë që prej orës 08:30 të mëngjesit me kohën lokale.
