Kuvend, diskutohet interpretimi autentik i Ligjit për falje
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve në takimin e rregullt...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve në takimin e rregullt, duhet të dakordohen nëse dhe kur Komisioni ligjvënës-juridik do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë kërkesën e LSDM-së për interpretim autentik të nenit 11 nga Ligji për falje.
Qëllimi i interpretimit autentik, sipas parashtrueses, është që të pengohen tentimet për shmangien e drejtësisë dhe sigurim të mos-ndëshkimit për vepra serioze penale, gjegjësisht aktivizim të faljeve të paligjshme të dhëna nga ish-presidenti, Gjorge Ivanov, ndërsa në kontekst të vendimit të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit 11 nga Ligji për plotësim të Ligjit për falje nga viti 2016.
Nga Kabineti i Xhaferit, informojnë se kërkesa për interpretim autentik, që ka arritur të premten, menjëherë është përcjell deri tek deputetët. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, kërkoi interpretim autentik nga Kuvendi. Sipas procedurës kuvendore, kërkesa për interpretim autentik së pari duhet të kalojë përmes sitës së Komisionit ligjvënës-juridik.
