Maqedoni

Anëtarësimi i RMV-së në NATO, Uashingtoni deponon protokollin

02.12.2019 13:00

SHBA-të kanë deponuar Protokollin e ratifikuar për Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e vendit në NATO...

SHBA-të kanë deponuar Protokollin e ratifikuar për Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e vendit në NATO, ka njoftuar sekretari shtetëror amerikan, Majk Pompeo, përmes twiterit.

Pompeo ka shkruar se “SHBA-të deponuan protokollin e ratifikuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Një hap më afër deri në pranimin e Maqedonisë së Veriut si aleatja e 30 e NATO-s”.

Senati amerikan më 22 tetor të këtij viti ratifikoi protokollin për anëtarësim.

Deri tani protokolli është ratifikuar nga 28 prej 29 vendeve anëtare, ndërsa ka ngelur vetëm Spanja.