Botë

Tërmeti tragjik në Shqipëri, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

02.12.2019 13:18

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare...

Presidenti  shqiptar, Ilir Meta, mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Lajmi është bërë i ditur nga vet zyra e shtypit të presidentit të Republikës, ku shkruan se Ilir Meta do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Nën drejtim e presidentit, Ilir Meta, mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, shkruan zyra e shtypit të Presidentit.

Nga ana tjetër, në Këshillin e Sigurisë do të marrë pjesë dhe Rama, i cili konfirmoi praninë e tij gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë.