Përmbytje në Malajzi, mbi 11 mijë të evakuuar, lumenjtë dalin nga shtrati
Reshjet e shumta shkaktuan përmbytje në Malajzi duke detyruar mbi 11 mijë njerëz të evakuohen

Reshjet e shumta shkaktuan përmbytje në Malajzi duke detyruar mbi 11 mijë njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre në dy provincat më rëndë të prekura.
Sipas medieve lokale, numri i personave të evakuuar në Terengganu si pasojë e reshjeve që nga fundjava ka shkuar në 5.807, ndërsa në Kelantan 5.636 persona janë prekur nga përmbytjet dhe janë vendosur në qendra të autoriteteve rajonale.
Niveli i Lumi Golok, më i madhi në këtë provincë, ka tejkaluar kufirin e rrezikshmërisë prej 9 metrash për të shkuar në 10,47 metra dhe autoritetet frikësohen se niveli i ujit do të ngrihet në përmasa edhe më të rrezikshme.
Krahas Lumit Golok, edhe nivelet e pesë lumenjve të tjerë e kanë tejkaluar kufirin e rrezikshmërisë.
