Futboll
Shqipëri-Danimarkë, ja çmimet e biletave
23.09.2014 15:46
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet ebiletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë...

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet ebiletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri "Elbasan Arena".
Shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.
Ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshirë dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me "barcode" kontroll elektronik, etj.
Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna A2 + A3 10,000 leke
Tribuna B3 10,000 leke
Tribuna B2 + B4 8,000 leke
Tribuna A1 + A4 8,000 leke
Tribuna B1 + B5 6,000 leke
Tribuna E 3,000 leke
Tribuna D + F 2,000 leke
Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 1,500 leke
Tribuna G2 + C2 1,000 leke
