Maqedoni

AEK: Është spekulim se teknologjia 5G dëmton shëndetin

02.12.2019 16:31

Analizat e Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se vendi ndodhet shumë larg parametrave...

Analizat e Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se vendi ndodhet shumë larg parametrave të vendosura në nivel botëror për ndikimin negativ të nivelit të rrezatimit të pajonizuar në shëndetin e njerëzve. Temë shqetësuese kohëve të fundit për qytetarët është në veçanti aplikimi i teknologjisë 5G në shërbimet celulare, u tha pas mbledhjes së të dytë publike të Agjencisë për Komunikime Elektronike. 
 
“Në media mund të lexoni lajme të ndryshme se teknologjia 5G është e ndaluar, pasi është e dëmshme, e kështu me radhë, por krejt kjo është spekulim dhe nuk ka bazë të shqetësohen qytetarët nga teknologjia e re. Këtë dëshirojmë ta theksojmë sepse çdo ditë marrim porosi dhe ankesl nga qytetarët të kryejmë matje dhe të gjitha spekulimet mediatike kanë ndikuar që tek qytetarët të krijohet një pasiguri edhe për rrezatime nga bazat ekzistuese të cilat vazhdimisht kërkohen të dislokohen e që në mënyrë plotësuese përbën problem edhe për operatorët. Reagimi i qytetarëve tani është shumë më i madh ndaj implementimit të teknologjisë së re dhe vendosjen e bazave të reja.”,- theksoi drejtori i AKE-së, Sasho Dimitrijoski.
 
Nga Agjencia për Komunikime Elektronike po ashtu thonë se në periudhën e ardhshme do të fokusohet në matjen dhe testimin e përçuesve me teknologjinë 5G, implementimi i së cilës do të bëhet pas disa viteve. 
 
LEUNORA KALIQI