Maqedoni

Nesër fillon gjykimi për rastin “Zhvatja”

02.12.2019 16:48

Për nesër është caktuar seanca e radhës për rastin “Zhvatja”, ku si i gjykuar kryesor është Boki 13...

Për nesër është caktuar seanca e radhës për rastin “Zhvatja”, ku si i gjykuar kryesor është Boki 13 dhe ish numri një i Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva. Kjo e fundit së bashku me Zoran Kiçeec në seancën gjyqësore do të paraqitet nga paraburgimi shtëpiak, ndërsa Boki 13 nga Spitali shtetëror në vend, që disa ditë po qëndron duke marrë ndihmën mjekësore. Vlen të theksohet se rastin është duke e udhëhequr gjyqtarja, Vilma Ruskovska. 
 
Ndërsa nesër Gjykata e Apelit duhet të vendosë edhe për kërkesën e palës mbrojtëse, që kanë kërkuar që Boki 13 të lëshohet në paraburgim shtëpiak. Të përmendim se Katica Janeva, Boki 13 dhe Zoran Kiçeec akuzohen se kanë marrë nga biznesmeni, Orce Kamçev, plot 8 milion euro. 
 
FITIM KRYEZIU