Botë
Takimi Kurti-Mustafa pa marrëveshje për koalicion, bisedimet vazhdojnë
02.12.2019 17:54
Ka përfunduar pa marrëveshje për kualicion takimi mes krerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së...

Ka përfunduar pa marrëveshje për kualicion takimi mes krerëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Pas takimit, dy liderët deklaruan se në takim pati avancim për arritjen e koalicionit, por jo marrëveshje.
“Në negociatat tona avancim ka, mirëpo marrëveshje nuk kemi ende, për shkak se qartazi kemi gjëra për të cilat nuk jemi marrë vesh, mirëpo avancim me diskutimet që kemi bërë ka.”,- theksoi Albin Kurti nga VV.
“Sot nuk ka marrëveshje për koalicion, por ka marrëveshje që të vazhdojmë më tutje të punojmë dhe të hulumtojmë në rrugë që të përafrohemi në qëndrimet tona.”,- theksoi lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
As Kurti e as Mustafa nuk bënë të ditur se në cilat pika nuk kanë dallime, por paralajmëruan se së shpejti do ta kenë takimin e radhës për t’i përmbyllur çështjet të cilat u kanë mbetur pezull.
GYLTENE SINANI
