Formula 1

Ferrario-Alonso, divorci më pranë

23.09.2014 15:50

Kriza e rezultateve te Ferrari duket se po përçohet edhe në marrdheniet me pilotët. Pas Çmimit të Madh të Singaporit...

Kriza e rezultateve te Ferrari duket se po përçohet edhe në marrdheniet me pilotët.
 
Pas Çmimit të Madh të Singaporit, drejtuesit e "Kokëkuqes" ngritën shumë dyshime me deklaratat e tyre për të ardhmen e FernandoAlonsos, duke theksuar se piloti spanjoll do të qëndrojë në skuadrën e tyre, por vetëm për momentin.
 
Një qëndrim ky i Ferrarit jo shumë bindës, aq më tepër që dhe vetë Alonso është shfaqur i besdisur nga pyetjet për të ardhmen e tij. 
 
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, skuadra nga Maranello i ka ofruar pilotit të marrë në konsideratë një projekt afatgjatë, që parashikon një makinë fituese, por jo tani por pas dy ose tre vjetësh.
 
Alonso, aktualisht 33 vjeç nuk është dakord dhe dëshiron një makinë konkuruese. Fakti që ka një klauzolë largimi në rast se nuk i ofrohet një njëvendëshe fituese, mund t’ja bëjë shumë të thjeshtë largimin spanjollit në fund të sezonit. 
 
Ofertat nuk mungojnë, me Mclaren që qëndron në pole-position dhe pse duhet parë nëse bashkëpunëtori i ri i anglezëve Honda, do të jetë në gjendje apo jo t’i ofrojëspanjollit makinën e dëshiruar.