Maqedoni
Aktivitete për personat me aftësi të kufizuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare
02.12.2019 18:50
Personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë edhe më tej përballen me shumë probleme....

Mungesa e qasjes me karroca invalidore, mungesa e shtigjeve për personat e verbër, semaforët e zëshëm, literatura me alfabetin e "Brajvoit", përkthimet për shurdhmemecët dhe shumë pengesa të tjera për të cilat duhet të diskutohet dhe nuk janë pengesat në zhvillim ato për të cilat duhet të flasim, tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Pendarovski gjithashtu kërkoi bashkëpunim për krijimin e politikave dhe mundësinë e gjithëpërfshirës.
“Mesazhi që duam ta përçojmë është që të gjithë ju duhet të keni mundësi që në mënyrë aktive të kyçeni në marrjen e vendimeve dhe krijimin e politikave, në veçanti ato që kanë të bëjnë me ju. Vetëm kështu mundemi në vazhdimësi të arrijmë qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030. Një pjesë e këtyre qëllimeve është gjithëpërfshirja e personave me aftësi të kufizuara, si pjesë e patjetërsueshme e shoqërisë tonë. Nuk është në rregull të marrim vendime për ju pa bashkëpunimin dhe pa pëlqimin tuaj.”,- tha presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.
“Shteti për personat me aftësi të kufizuara duhet të kujtojë dhe ta përmirësojë jetesën tonë të përditshme gjatë gjithë vitit, 365 ditë, dhe jo vetëm një ditë.”,- u shpreh kryetari i Lidhjes Kombëtare të Personave të Verbër, Zharko Selkovski.
Drejtori i Shkollës “Dimitar Vllahov”, Goranço Jakimov, tha se ideja për këtë ngjarje rrjedh nga synimi për të ndjekur tendencat moderne gjithëpërfshirëse si në shoqëritë moderne, por edhe këtu, si dhe nga rëndësia e konceptit të përfshirjes sociale dhe mundësive të barabarta për të gjithë.
"Jemi thellësisht të vetëdijshëm se përfshirja mbi të gjitha do të thotë pjesëmarrje. Fëmijët tanë e meritojnë vëmendjen dhe mbështetjen e autoriteteve më të larta të vendit tonë.",- u shpreh drejtori i Shkollës “Dimitar Vllahov”, Goranço Jakimov.
Trupi koordinues kombëtar i formuar në Qeveri e ka vendosur kornizën për zbatim të përshpejtuar të drejtimeve nga Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
“Rekomandimet e KB-së dhe plani aksionar i trupit koordinues sigurojnë pako të qartë të prioriteteve, udhërrëfyes për aktivitetet e Qeverisë për të gjitha aktivitetet të cilat janë para nesh që të zbatohet konventa dhe të realizohen e respektohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Sipas statistikave, 1 miliard njerëz apo 15% e popullsisë në botë përballen me një shkallë të paaftësisë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
