Maqedoni
Doganat, Tanasoski: Rritëm efikasitetin, duam të ulim kostot
03.12.2019 16:44
Rritja e kapaciteteve administrative dhe operative, përshpejtimi i detyrimeve doganore të vendeve anëtare të BE-së...

Rritja e kapaciteteve administrative dhe operative, përshpejtimi i detyrimeve doganore të vendeve anëtare të BE-së, kontrollet më efikase, kosto më të ulëta, trajnime dhe metoda të reja të punës. Këto janë rezultatet e arritura nga Administrata Doganore e një projekti 1.6 milion eurosh të implementuar në doganë në dy vitet e fundit me mbështetjen austriake.
“Efikasiteti i procedurave doganore është përmirësuar, duke sjellë mbrojtje të konsiderueshme për operatorët e ekonomisë. Qëllimi përfundimtar i të gjitha aktiviteteve është ulja e kostove të operatorëve ekonomikë, lehtësimi i tregtisë dhe sigurimi i një kontrolli më të mirë.”,- tha drejtori i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski.
Vucas: BE e paplotë pa Ballkanin Perëndimor
Ambasadori Vucas shprehu keqardhje për vendimin e KE-së për të mos i dhënë datë vendit tonë. Porositi megjithatë të punohet për përputhjen e legjislacionit me atë të BE-së për të lehtësuar integrimin dhe qasjen në tregun e vetëm të unionit.
“Në tetor pati një moment kur Këshilli Evropian nuk mori vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, megjithatë ne besojmë se negociatat do të fillojnë në periudhën e ardhshme. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. BE nuk do të ishte e plotë pa këtë rajon.”,- tha ambasadori i Austrisë në RMV, Georg Vucas.
Vucas dhe Tanasoski njoftuan projekt të ri për vitin 2020, siç thanë, do ta afrojë vendin edhe më shumë në kërkesat dhe standardet e BE-së.
SEDAT SELIMI
