Maqedoni

Në shumë shkolla mungon personeli dhe materialet për personat me aftësi të kufizuara

03.12.2019 17:20

Më shumë se gjysma e shkollave në vend nuk ofrojnë ambient gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara....

Megjithëse, Ligji për arsim fillor është i qartë në këtë drejtim, në shkolla nuk ka asistentë arsimorë dhe personel tjetër për të mbështetur këta fëmijë. Prindërit thonë se asistentët sigurohen nga UNDP, por jo nga institucionet shtetërore. 
 
“Këta persona duhet të jenë të punësuar nëpërmjet Ministrisë së Arsimit dhe të tjerët asistentë të jenë nëpërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sepse këta persona duhet të motivohen, si dhe të gjitha shtesat për personat me aftësi të kufizuar duhet t’u largohet kufiri nga mosha 26 vjeçare, kjo duhet të fillojë nga mosha 18 vjeçare.”,- deklaroi prindi, Margarita Milashevska.
 
Nga Zyra e Avokatit të Popullit thonë se në shkolla ka mungesë edhe të materialeve të posaçme për fëmijët me aftësi të kufizuara.     
 
“Për shembull, ju keni një fëmijë të përfshirë në një proces të rregullt arsimimi, i cili është i dëmtuar nga shikimi, ose i verbër, dhe nuk ka materiale të përshtatshme mësimore për të ndjekur procesin mësimor. Mbi gjysma e shkollave fillore nuk janë gjithëpërfshirëse për të punuar me fëmijë me aftësi të kufizuara, nuk ka asnjë punonjës që mund ta ndihmojë fëmijën.”,- theksoi zëvendës-avokatja e popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa.
 
Nga muaji korrik të këtij viti është formuar ekip i posaçëm i këshilltarëve të cilët do të monitorojnë implementimin me Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ekipi përbëhet nga dy juristë dhe një edukator, të cilët bashkë me personat me pengesa, përfaqësuesit e tyre dhe organizatat e qytetare, do të bëjnë hulumtime dhe monitorim të rregullave dhe të drejtave komparative në lidhje me të drejtat e përcaktuara me Konventë.  
 
REJHANE BUSHI METAJ