Maqedoni

Panairi ndërkombëtar “Renexpo”, 50 kompani për partneritete të reja

03.12.2019 17:44

Më shumë se 50 kompani ndërkombëtare dhe vendore, nga fusha e energjisë dhe administrimit....

Më shumë se 50 kompani ndërkombëtare dhe vendore, nga fusha e energjisë dhe administrimit të ujit dhe mbeturinave të ngurta, marrin pjesë në Panairin e parë të tillë në vendin tonë RENEXPO. 
 
“Pasi që ky është panairi i parë i tillë në Maqedoninë e Veriut, shumë kompani të huaja janë të interesuara të demonstrojnë teknologjitë e tyre dhe të krijojnë partneritete me kompani dhe institucione vendore.”,- tha drejtori i “Reeco International”, Johan Xhorxh Rom.
 
Autoritetet janë të kënaqur me ndërtimin e qendrave fotovoltaike.
 
“Aukcioni mbaroi dhe kemi 11 investitorë të rinj që do të ndërtojnë fotovoltaikë me një fuqi totale të instaluar prej 35 megavat. Për të ndërtuar fotovoltaikët,  jo vetëm që primi do të jetë "0", ata gjithashtu do t'i sigurojnë shtetit tre milion euro. Kjo është një situatë e favorshme për shtetin, familjet dhe industrinë.”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshin Bekteshi.
 
“EMV tashmë ka nënshkruar një kontratë për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik 10 megavat në Osllomej dhe së shpejti do të pasojë një tjetër tender për ndërtimin e 10 megavatëve shtesë. Procedura publike për ndërtimin e fotovoltaikëve me fuqi totale të instaluar prej 35 megavat në Shën Nikollë dhe Makedonski Brod ka përfunduar me sukses.”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Nga Qeveria theksuan se miratimi i dy ligjeve për energjetikë ka dhënë rezultate konkrete. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI