Maqedoni
Sasoli: PE e ka prioritet Ballkanin perëndimor
03.12.2019 17:55
Parlamenti Evropian e ka prioritet Ballkanin perëndimor dhe do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimi....

Parlamenti Evropian e ka prioritet Ballkanin perëndimor dhe do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimi me vendet e këtij rajoni për faktin se e ardhmja e Ballkanit është në BE, tha kryetari i PE-së, David Sasoli, në debatin për Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrje të delegacioneve kuvendore nga vendet aspirante.
“Ballkani perëndimor është prioritet për mua. Kemi fat të njëjtë dhe e ardhmja jonë është BE dhe për këtë do të vazhdojmë dialogun me vendet e Ballkanit perëndimor në fillim të vitit të ardhshëm. Ne duhet të ndërtojmë besimi me vendet e Ballkanit perëndimor.”,- tha kryetari i PE-së, David Sasoli.
Varheyli: Kujdes reformat, për qytetarët tuaj jo për BE-në
Përkrahje e madhe për procesin eurointegrues të Bashkimi perëndimor përcolli edhe komisioneri i ri për zgjerim, Oliver Varheyl, por nuk jep shpresa për fillimin e bisedimeve, para Samitit të Zagrebit. Përkujtoi vazhdimin e reformave.
“Nevojitet angazhim i madh politik për reformat në rajon. Jo për hatër të BE-së, por për hatër të qytetarëve të Ballkanit perëndimor. Qeveritë e rajonit duhet të marrin përgjegjësi që të sigurohet se procesi i reformave është inkluzive duke përfshirë konsultimin e të gjitha palëve... Unë do të vazhdoj të mbroj propozimin tonë për hapjen e negociatave me dy vendet dhe unë nuk mund të theksoj sa duhet rëndësinë e marrjes së vendimit pozitiv për hapjen e negociatave para samitit të Zagrebit.”,- tha komisioneri për zgjerim, Oliver Varheyli.
Më të zëshëm në PE ishin përfaqësuesit e RMV-së dhe Shqipërisë, të cilët theksuan nevojën e përmirësimit të vendimit të samitit te KE-së.
“Kemi konsensus nga të gjitha partitë se procesi i aderimit të RMV-së dhe Shqipërisë në BE, nuk krijon asnjë parregullsi, përkundrazi përforcon shanset rajonale të Ballkanit Perëndimor si dhe sjell frymën evropiane në vendet tona.”,- tha përfaqësuesi i delegacioni kuvendor të RMV-së, Betian Kitev.
“Flasim për bisedime, për hapjen e negociatave dhe jo për tua bërë anëtare e BE-së menjëherë. Kjo është shumë me rëndësi për ne. Kemi punuar të jemi anëtar të BE-së, hap pas hapi duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme dhe ne besojmë se tash është hapi i drejtë dhe i duhur.”,- tha përfaqësuesja e Kuvendit të Shqipërisë, Senida Mesi.
Nga vendet e rajonit nuk pati delegacion nga Kosova. Siç sqaroi udhëheqësi i debatit, kjo ka ndodhur për shkak të moskonstituimit të parlamentit të ri të Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
